Lajme

Zv/presidentja e SHBA-së tregon çka bisedoi me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, për çështjen e strehimit të qytetarëve afganë, të cilët kanë ikur nga talebanët.

Për këtë takim ka shkruar edhe Harris, duke thënë se me Osmanin u pajtuan që t’i forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ishte kënaqësi të bisedoja me presidenten @VjosaOsmaniPRKS, për ta falënderuar për mikpritjen e afganëve. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet SHBA-Kosovë.”


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?