Lajme

Zuckerberg-punonjësve: Zgjedhjet u fituan nga Biden, njerëzit të kenë besim se ato ishin të drejta

Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, pretendohet se u ka thënë punonjësve të tij se zgjedhjet presidenciale në SHBA janë fituar nga demokrati Joe Biden.

Me sa duket duke mos përfillur imazhin e Facebook-ut ndaj publikut si një kundërshtar i ashpër i ndërhyrjes së zgjedhjeve nga subjekte që nuk janë të ligjshme të përfshira në procesin politik, Zuckerberg u përfshi në një situatë të paqartë gjatë një takimi me punonjësit e kompanisë, sipas një audioje të takimit të marrë nga Buzzfeed dhe konfirmuar më vonë nga CNBC.

“Unë besoj se rezultati i zgjedhjeve tani është i qartë dhe Joe Biden do të jetë presidenti ynë i ardhshëm. Është e rëndësishme që njerëzit të kenë besim se zgjedhjet ishin në thelb të drejta, dhe kjo vlen për dhjetëra miliona njerëz që votuan për Trump.” – citohet të ketë thënë Zuckerberg.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?