Lajme

Zjarret në Kaliforni, 25 të vdekur

Mediat e huaja kanë raportuar se vatra e pare ka nisur në Thousand Oaks, ndërsa detyroi autoritetet të urdhëronin evakuimin e 75,000 banesave.

Zjarret masive që përfshinë Kaliforninë gjatë ditë të fundit kanë çuar në 25 numrin e viktimave. Bilanci tragjik u rrit me gjetjen e 14 personave të shkrumbuar pranë qytetit të shkatërruar Paradise, në veri të vendit.

Ndërkohë mësohet se rreth 300,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur flakët shkatërrimtare të tre vatrave të mëdha të zjarrit. Këto të fundit u ndihmuan edhe nga erërat e forta që përfshinë zonën duke e bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen e focave zjarrëfikëse.

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur me zemërim për institucionet, duke thënë se e gjithë situata ka ardhur si pasojë e menaxhimit të dobët të auditorit të pyjeve për zjarret.

Guvernatori i Kalifornisë, Mark Ghilarduçi ka deklaruar se “përmasat e shkatërrimit të zjarreve janë të pabesueshme”.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19