Lajme

Zjarr i madh në Vushtrri – FOTO

Një zjarr i madh ka përfshirë një hapësirë në fshatin Pestovë të komunës së Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamje të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet që një hapësirë mjaft e madhe rreth rrugës ku po qarkullojnë veturat në fshatin Pestovë është përfshirë nga zjarri.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë por ende nuk ka marrë përgjigje për këtë rast.

Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë ngjarje.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?