Lajme

Zjarr i madh në Fushë Kosovë

Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të qytetit të Fushë Kosovës, saktësisht në afërsi të lagjes ‘Akarada’ në afërsi të hekurudhave.

Sipas informacioneve të dhëna nga lexuesit e Gazetës Express thuhet se zjarri vazhdimisht po rritet, ndërsa zjarrfikësit ende nuk janë parë në vendin e ngjarjes për ta ndalur zjarrin.

Në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa vendbanime./GazetaExprss/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19