Lajme

Ziadin Sela në përkrahje të Kurtit dhe Osmanit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela i ka dhënë mbështetje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Korrespodenti.

Sela sot i është bashkuar Kurtit e Osmanit në tubimin e tyre elektoral në Prizren.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është në duart e qytetarëve të Kosovës t’u besojnë atyre një mandat për të operuar një transformim të vërtetë.

“Sot, së bashku me Afrim Gashin, iu bashkuam Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në marshimin e tyre për ndryshim në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës. Tani është në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u besojnë atyre një mandat të pakontestueshëm për të operuar një transformim të vërtetë nga sistemi i vjetër. Suksese Albin dhe Vjosa”, ka shkruar Sela. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?