Lajme

Zhvillime dramatike në veri, Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Protestuesit në Bërnjak kanë refuzuar që t’i largojnë automjetet e tyre për ta zhbllokuar rrugën. Si pasojë e kundërshtimit policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre.

Kjo ka ndodhur pak para orës 17:00, ndërsa masa është shpërndarë.

Mësohet se deri tash nuk ka të lënduar, ndërsa protestuesit janë tërhequr dhe po mbledhen nëpër lokacione të ndryshme e në numër më të vogël.

Serbët janë mbledhur në protestë për shkak të masave të reciprocitetit të palës kosovare ndaj targave serbe, pas skadimit të marrëveshjes më 15 shtator.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?