Lajme

Zhvillime dramatike në LDK – grupi i Veliut e Hazirit në luftë “frontale” me grupin e Osmanit e Abdixhikut

Dy grupe politikanësh në Lidhjen Demokratike të Kosovës janë në një betejë të hapur me njëri-tjetrin.



Secili prej tyre është duke lobuar te kryetari Mustafa për me shumë fuqi në vendimarrje.

Secili prej dy grupeve ka versionin e tij se cili e meriton që të jetë vendimarrës në koalicionin me VV-në dhe në përfitimin e posteve ministrore.

Burimet e Insajderit bëjnë me dije se grupi i parë kanë ankesa për shkak që Vjosa nuk arriti synimin që LDK-ja të dalë fituese. Po ashtu, degët prej nga vijnë Vjosa e Lumiri kanë pësuar humbje nga LDK-ja. Në ato lagje më shumë vota ka VV.

Grupi i Vjosës e Lumirit si krah i djathtë i Vjosës thirren në atë që Vjosa është më e votuara ndonjëherë dhe se të vjetrit kanë shënuar humbje: LDK ka dalë pas VV-së në Gjilan dhe ka qenë më keq në Podujevën e Agim Veliut.


Haziri ka arsyetuar humbjen publikisht duke thënë se ishte i angazhuar si shef i shtabit zgjedhor në qendër gjatë zgjedhjeve.

Hatërmbetjet mes dy grupeve i ka konfirmuar publikisht indirekt Vjosa Osmani.

“Meqë unë nuk vendosi, të provojnë të bëjnë koalicion pa Vjosën”, ka deklaruar ajo për T7.

Osmani ka deklaruar se vjen e dyta pas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, duke iu referuar takimit të parë për të vendosur se a kanë vullnet këto dy parti të bëjnë koalicion.

Megjithatë, ajo është demantuar nga Mustafa i cili në konferencën e sotme ka thirrur dy grupet.

Ai ka vendosur në krah të djathtë Veliu e Hazirin, ndërsa Vjosen e Lumirin në të majtin.

Ndonëse ka thënë se ka pajtueshmëri ndërmjet LDK-së dhe LVV-së për koalicionin e ardhshëm qeverisës, Mustafa ka deklaruar se ka edhe dallime në disa çështje. Ka thënë se dallimet janë të vogla.

“Janë disa çështje të ekonomisë që kanë të bëjnë me çështjen e shfrytëzimit të mjeteve nga privatizimi dhe nga çështjet e tjera. Ka dallime tek çështja e taksave dhe tatimeve, po ashtu edhe tek çështjet sociale ka pak dallime”, ka thënë Mustafa.

Ndonëse ka thënë se ka pajtueshmëri ndërmjet LDK-së dhe LVV-së për koalicionin e ardhshëm qeverisës, Mustafa sot në një konferencë për medie, ka deklaruar se ka edhe dallime në disa çështje. Ai ka shtuar se dallimet janë të vogla.

“Janë disa çështje të ekonomisë që kanë të bëjnë me çështjen e shfrytëzimit të mjeteve nga privatizimi dhe nga çështjet e tjera. Ka dallime tek çështja e taksave dhe tatimeve, po ashtu edhe tek çështjet sociale ka pak dallime”, ka thënë Mustafa.