Lajme

Zhvillim dramatik në luftën e Ukrainës, ky është vendimi që ka marrë ShBA-ja

Sekretari i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Antony Blinken, në një konfernecë për shtyp tha se anëtarët e forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë, përcjell Insajderi.

Blinken permendi me radhë të gjitha sulmet e tmerrshme dhe bombardimet që ka bërë Rusia që nga fillimi i pushtimit kundër Ukrainës dhe pasojat që ka shkaktuar ajo.

“Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar dhunë të pandërprerë që ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim në të gjithë Ukrainën. Çdo ditë që forcat ruse vazhdojnë sulmet e tyre brutale, numri i civilëve të pafajshëm të vrarë dhe të plagosur, duke përfshirë gra dhe fëmijë, rritet. Forcat ruse kanë shkatërruar ndërtesa banimi, shkolla, spitale, infrastrukturë kritike, automjete civile, qendra tregtare dhe ambulanca, duke lënë mijëra civilë të pafajshëm të vrarë ose të plagosur”, ka thënë sekretari amerikan.

Sekretari amerikan tha se Departamenti i Shtetit Amerikan dhe ekspertë të tjerë të qeverisë amerikane kanë dokumentuar dhe vlerësuar krimet e mundshme të luftës në Ukrainë.

“Departamenti i Shtetit dhe ekspertë të tjerë të qeverisë amerikane po dokumentonin dhe vlerësonin krimet e mundshme të luftës në Ukrainë. Sot, mund të njoftoj se, bazuar në informacionet e disponueshme aktualisht, qeveria amerikane vlerëson se anëtarët e forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë”, tha Blinke, përcjell Insajderi.

ShBA-të kanë marrë vendim që të denoncojnë publikisht krimet e luftes që po i kryen Rusia

“Ashtu si me çdo krim të supozuar, një gjykatë ligjore me juridiksion mbi krimin është përfundimisht përgjegjëse për përcaktimin e fajit penal në raste specifike. Qeveria e SHBA do të vazhdojë të gjurmojë raportet e krimeve të luftës dhe do të ndajë informacionin që mbledhim me aleatët, partnerët dhe institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, sipas rastit. Ne jemi të përkushtuar të ndjekim përgjegjësinë duke përdorur çdo mjet në dispozicion, duke përfshirë ndjekjet penale”, tha Blinken në një konferencë për shtyp.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje