Lajme

Zhduket një vajzë nga Skënderaji, familjarët thonë se është pushtuar nga djalli

Ka katër ditë që një 24 vjeçare nga fshati Qirez në Skenderaj është zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj, e sipas familjes ajo është pushtuar nga djalli.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

24 vjeçarja po kërkohet nga Policia por edhe nga vullnetarë.

“Rasti është raportuar në orët e mbrëmjes nga familjarët e saj. Është raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarëve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është iniciuar si person i zhdukur. Po kërkohen nga policia dhe disa vullnetarëve që janë paraqit. Detaje të tjera nuk kemi për momentin” ka thënë Zahiti për inFokus.

Ndërsa Ridvan Tahiri, që vullnetarisht është angazhuar për gjetjen e vajzës ka thënë se familja e saj është deklaruar që 24 vjeçarja është e pushtuar nga djalli.

“Deklarata familjare: Me16/10/2020 reth ores 07 mengjes ka dal nga shtepia dhe nuk dihet asgje per vendodhjen e saj”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka thënë se sipas informacioneve të para nga mjekët, vajza ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Postimi i plotë i Ridvanit

Vemendje!Person i zhdukur.Emri mbiemri: Egzona Islam FeratiGjinia :FemerData e lindjes:23/02/1994Gjatsia:160…

Julkaissut Ridvan Tahiri Riki Maanantaina 19. lokakuuta 2020