Lajme

Zhduket një 15 vjeçare në Prizren, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Familja Mustafa nga Prizreni po kërkon ndihmë për ta gjetur vajzën e tyre 15 vjeçare, pasi ajo rezulton e zhdukur që nga mëngjesi i 22 janarit, kur ishte nisur për në shkollë.

Gentijana ka katër ditë që është zhdukur dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion për fatin e saj.

Ajo, sipas familjarëve ishte nisur për në shkollë në ora në ora 7:00 të mëngjesit të datës 22 janar dhe nga ajo ditë nuk është kthyer më në shtëpi.

“Është zhdukur vajza Gentijana Mustafa nga Prizreni në moshën 15 vjeç me datën 22.01.2021 është zhdukur dhe nuk kemi pasur as nje lajmë vajza është përgatitur për në shkollë rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe pastaj nuk është kthyer në shtëpi. Të gjithë ata të cilët kanë njohuri që në cilin vend gjendet ju lutem më informoni në numrin e babit të saj 044316673 ose ne numrin 044191743”, kërkojnë familjarët e Gentijanës.

Për zhdukjen e Gentianës në raportin e datës 23 janar ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Rr.Arta,Prizren 22.01.2021-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhej në raport. /Telegrafi/

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?