Lajme

Zgjedhjet 2021: Këtu mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), edhe në këto zgjedhje ka bërë publike linkun se ku mund të gjeni qendrën tuaj të votimit, duke shkruar vetëm numrin personal.

KQZ çdo vit krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës.

Pasi që pranon të dhënat nga Regjistri Civil, KQZ përcakton qendrat e votimit të votuesve, duke pas parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.

Ndërkaq edhe në këto zgjedhje të parakohshme, KQZ ka bërë publike një link se ku mund të gjeni qendrën tuaj të votimit. Për ta gjetur qendrën tuaj të votimit, ju duhet të shkruani numrin tuaj personal dhe më pas ju shfaqet emri, mbiemri, komuna dhe qendra e votimit.

Për të votuar në zgjedhje, sigurohuni që jeni pjesë e Regjistrit Civil të Kosovës duke e verifikuar këtë informatë në Zyrat Komunale të Regjistrimit Civil.

Ndryshimin e qendrës së votimit mund ta bëni sipas afateve të KQZ’së, që janë nga data 17 janar deri më 27 janar.

KËTU mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen me 14 shkurt 2021.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?