Lajme

Zëvendëskryeministrja i’a bën publike bisedën një qytetari

Deputeti, Haxhi Shala, nga Nisma Socialdemokrate u largua nga kjo parti duke ju bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Për këtë edhe nga NISMA, pati reagime të shumta.

E, këtyre reagimeve nuk ju ka shpëtuar as zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimi, raporton Arbresh.info.

Në reagimin e saj për largimit e Haxhi Shalës pati edhe komente të shumta. Me komentuesit u morr edhe Balaj-Halimi, e cilia i’a ka bërë publike një kërkesë të një nga komentuesit që dikur i kishte kërkuar të bëhet pjesë e NIMSA-s, e që Albulena Balajm-Halimi nuk e kishte pranuar.

Kjo është biseda e plotë:

Ky ishte reagimi i saj
Në këtë botë ka njerëz bukëpërmbysës, por kjo nuk e ndalon botën të vazhdojë të rrotullohet e të bëj progres!
Nisma Socialdemokrate nuk është dorëzuar asnjëherë përballë sfidave, shantazheve dhe mbi të gjitha përballë njerëzve që iu kanë ofruar vetëm për një pozitë dhe më pas i’a kanë kthyer shpinën!
Nisma nuk e ka filluar rrugëtimin e saj për këtë arsye, përkundrazi është ndarë nga ata njerëz që moti dhe ata që i janë ofruar e më pas janë larguar e kanë parë fare mirë se në Nismën Socialdemokrate nuk ka vend për njerëz të tillë!
Koha është për të ndryshuar qasja në politikë! Kjo bëhet duke u hapur për njerëz të edukuar të arsimuar dhe mbi të gjitha besnik dhe mirënjohës ndaj mijëra votuesve pa mbështetjen e të cilëve nuk do të ishim aty!
Për fatin tonë të keq, kemi pasur dhe ende kemi në skenën politike individ që kur marrin fjalën, nuk kanë fjalor e nuk dinë t’i lidhin dy fjalë bashkë në rastin më të keq as të lexojnë mirë e në anën tjetër e quajnë veten deputet, madje kërkojnë të marrin pozicione për t’i shërbyer vetës e jo qytetarëve.
Konsideroj që ky mentalitet në politikë në përgjithësi dhe në veçanti te NISMA duhet të zhduket një herë e mirë!
Ëhat doesn’t kill you, makes you stronger
Me Nismën

Në këtë botë ka njerëz bukëpërmbysës, por kjo nuk e ndalon botën të vazhdojë të rrotullohet e të bëj…

Julkaissut Albulena Balaj Halimaj Torstaina 9. heinäkuuta 2020

LEXO EDHE:  Haradinaj i kërkon dorëheqjen qysh sot Kurtit