Lajme

Zëri i saj na përkujton luftën për liri, Besa Çeku-Buçinca zyrtarisht kandidate për deputete

Prezantuesja e njohur e lajmeve, Besa Çeku-Buçinca, do të garojë për deputete në listën e PDK’së me numrin 48.

Këtë e ka konfirmuar ajo përmes një postimi në faqen e saj në facebook, ku ka thënë se ndjenë detyrim moral e kombëtar që të jetë në mbështetje të vlerave të UÇK’së, në mbështetje të luftës së shenjtë e të drejtë për liri e pavarësi, në mbështetje të Kosovës, raporton Korrespodenti.

Postimi i plotë i saj në facebook:

Të dashur qytetarë,

PDK më ka vlerësuar që të jem në listën e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Më shumë se një garë për të zëne një ulëse në Kuvend,për mua është një obligim madhor në këto momente të vështira që po kalon Kosova,pas goditjeve të Gjykatës Speciale kundër themeluesve të UÇK-së,të PDK-së dhe themeluesve të shtetit të Kosovës.

Ndjej detyrim moral e kombëtar që të jem në mbështetje të vlerave të UÇK-së,në mbështetje të luftës së shenjtë e të drejtë për liri e pavarësi,në mbështetje të Kosovës.

PDK me platformën e saj #Rimëkëmbje,është shpresa dhe garancia e vetme dhe e madhe e çdo qytetari që e do këtë vend të bukur,drejt rrugës së zhvillimit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?