Lajme

Zemaj tregon se kur do t’u dalin personelit shëndetësor shtesat nga 300 euro

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nga shtatori i gjithë personeli shëndetësor do t’i marrë shtesat prej 300 eurosh të premtuara nga Qeveria.

Zemaj këtë e ka bërë të ditur pas një vizite që e pati në Mjekimin Qendror Intensiv në QKUK, derisa tha se një pjesë e konsiderueshme e personelit mjekësor tashmë i kanë marrë këto shtesa.

“Personeli shëndetësor i kanë marrë shtesat, një pjesë e konsiderueshme. Nga muaji shtator i gjithë personeli shëndetësor do ta ketë shtesën”, ka thënë Zemaj.

Qeverisë e Kosovës kishte marrë vendim për t’u ndarë para shtesë për dy muaj atyre që janë marrë drejtpërdrejt me trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Shtesat mujore për personelin shëndetësor ishin aprovuar për angazhimin shtesë si dhe për ekspozimin e drejtpërdrejtë të tyre ndaj rrezikut të infektimit gjatë punës në trajtimin e pacientëve të infektuar.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?