Lajme

Zemaj – Kurtit: A je n’tokë t’bukës, pranove marrëveshje me lëshime të mëdha

Ndërsa po zhvillohet seanca e mbrëmjes në Kuvend, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për planin frako-gjerman ndërsa ka kritikuar Kurtin, duke kërkuar shpjegim për pikën e 7-të, të planit.

Ai e ka pyetur kryeministrin se a është personi i njejtë, pasi që dikur ishte refuzues ndërsa tani ka pranuar një marrëveshje me lëshime të mëdha.

“Kryeministri Kurti dhe VV-ja kishin instaluar logjikën se kushdo që negocion me Serbinë është tradhtar, cilit Albin t’i besojmë opozitarit apo kryeministrit – që e pranoji marrëveshjen me lëshime të mëdha ndërsa albini kundërshtues i së kaluarës bënte protesta e sot me deklarata e fsheh dështimin e tij,”- ka thënë Zemaj.

LEXO EDHE:  E rrezikshme: Nxënësi i shkollës në Prizren dërgon mesazhe te drejtori: Kam bërë listën e studentëve që do t’i vras

Duke vënë në fokus pikën 7 të planit, Zemaj e ka pyetur Kurtin nëse është n’tokë t’bukës, dhe ka vazhduar të flasë për statusin e Kishës Ortodokse Serbe, duke kërkuar shpjegim nga kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se Serbia s’ka kërkuar falje për krimet, ndërsa Kurti i ka falur, prandaj duhet të kërkojë falje. Në veçanti atyre që kanë humbur jetën për kauza të rrejshme.