Lajme

Zemaj kritika Arben Vitisë: Ne e kemi heq ‘të zitë e ullirit’, por mbylljen se lejuam

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe se pasojat janë të mëdha edhe në aspektin ekonomik dhe psiqik.

“Mbikqyrja rigoroze e masave, rritja e kapaciteteve të mbikqyrjes ka qenë politikë e jona. Ne jemi ballafaquar, unë komiteti për menaxhim, bordi këshilldhënës, e kemi heq ‘të zitë e ullirit’ por mbylljen nuk e kemi lejuar asnjëherë”, tha Zemaj në një lidhje direkte në Kanal 10.

Zemaj po ashtu theksoi se mbyllja nuk eshtë treguar me rezultate efektive, mund të ulë infeksionin, por pasojat janë të mëdha edhe në aspektin ekonomik dhe psiqik.

LEXO EDHE:  Gjykata merr vendim për dy edukatoret që dyshohet se dhunuan fizikisht 3-vjeçarin në Fushë Kosovë

Ndryshe, sot kanë hyrë në fuqi masat e reja Anti Covid.

Masat e reja të marra nga Qeveria Kurti mund t’i lexoni në LINK.