Lajme

Zemaj jep lajmin e shumëpritur: Lëvizja e lirë do të zgjatet deri në këtë orë

Ministri i Shëndetësisë në Edicionin Special ka thënë se këtë javë mund të zgjtatet lëvizja për një orë.

Që i bie se qytetarët mund të lëvizin deri në 11-30, shkruan IndeksOnline.

Zemaj ka thënë se tyre muajt e fundit të përballjes me pandeminë në Kosovë kanë qenë të vështirë.

“Hapja ka krijuar disbalancë të numrave dhe ngriti përgjegjësinë tonë për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Kam udhëheq një politikë dhe program që është hapje e kontrolluar dhe tash kemi një stabilitet të theksuar. Situata ka qenë nën kontroll. Në Kosovë është politizuar skajshmërisht. Me kapacitet tona kemi arrit sidomos pas masave të ndërmarra me 28 korrik që ta kthejmë situatën në stabilitet”, ka thënë Zemaj.