Lajme

Zemaj jep lajmin e madh: Nga ky muaj fillon furnizimi me vaksinën anti-covid edhe në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Kosova do të pajiset me vaksinën anti-COVID në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kosovarët duhet të kenë durim, besim dhe angazhim në frontin e përbashkët kundër pandemisë COVID-19.

Zemaj tha se kontigjenti i parë i vaksinave antiCovid në Kosovë do të vijnë në muajin shkurt.

“Sapo me erdhi e-maili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj RTK.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?