Lajme

Zemaj flet për masat e reja që mund të ndërrmeren së shpejti

I pyetur lidhur me masat e reja që mund të ndërmerren, ministri Armend Zemaj tha:

“Në bazë të vlerësimeve do të shohim masat tutje. Vlerësimet i marrim cdo javë dhe do të shohim. Sidoqë të jetë do të shohim se si do të veprojmë tutje. Ka edhe aspekte tjera nëse duhet të kemi kufizime, nëse në segmente të caktuara shohim se s’po mund të menaxhohet atëherë sigurisht se prioritet është ruajtja e shëndetit të qytetarëve”, tha Zemaj, shkruan Periskopi.

Ai ka thënëse numrat e të infektuarve me koronavirus, ditëve të fundit, janë alarmant.

“Numrat janë alarmant, për ta ndryshuar gjendjen duhet ta ndryshojmë sjelljen dhe dinamikën e jetës. Po bëjmë gjithcka që është e mundur që t’i bëjë ballë këtij virusi edhe me ngritjen e kapaciteteve. Për këtë arsye jemi në spitalin rajonal, pavarësisht vizitave që bëjmë në kohë të tjera dhe të shohim profesionistët me cka po përballe”, ka thënë ai./Periskopi/