Lajme

Zemaj: 11 të vdekur dhe 155 raste me COVID, proporcion i paimagjinueshëm – mund të ketë fshehje të numrave të të infektuarve

Ish-Ministri i Shëndetësisë, në një intervistë në emisionin “Pa Rrotlla”, ka thënë se ka elemnete që mund të ketë fshehje të numrit të të infektuarve me COVID.

“Sa herë jemi ulur me profesionistët shëndetësorë sidomos edhe me bordin, me komunitetin por edhe me IKSHPK’në, edhe me pjesën e shërbimit spitalor në QKUK, po e marrim vetëm një shembull për ditët e fundit që e kishim një rast enklatant të dyshuar dhe duhet ta trajtojmë seriozisht. Kishte dikun 1500 teste, kishte 155 të infektuar ndërsa kishim 1
1 vdekje që proporcioni është i paimagjinueshëm”, është shprehur ai.

Zemaj kathënë se në kohën kur ishte ministër, shqetësimi i tij ka qenë që të kemi sa më pak raste spitalore.

LEXO EDHE:  Nuk i dëgjuan thirrjet e policisë, dhjetëra qytetarë nga Kosova e Shqipëria grumbullohen afër Urës së Ibrit

“Ne momentin kur kemi ra me raste spitalore, atëherë e përcjell edhe numrin e të infektuarve. Nuk mund të kesh ulje të numrit të të infektuarve, ndërsa ke rritje të numrit të rasteve spitalore. Kjo është jo balanc, është joetike në fund të fundit nëse ka elemente dyshuese nëse mund të ketë lëvizje apo fshehje të numrave. Çmimin e fshehjes së numrave e kanë pagu edhe disa vende evropiane, mund të jetë Italia, ka pas dyshime që Kroacia dhe vendet e rajonit që apostrofohen shepsh me të drejtë ose pa të drejtë, aty unë nuk mund të ta gjykoj, por unë insistoj që transparenca të jetë e plotë”, ka thënë Zemaj.

Sa i përket rënies së numrit të testeve, Zemaj ka thënë se nuk e di arsyen dhe se për këtë kanë kërkuar përgjigje edhe në Kuvend.

LEXO EDHE:  Si kishte tentuar Dardan Krivaqa t’i ikë policisë me biçikletë

“Jemi vendi i vetëm në rajon që kemi shumfishu kapacitetet testuese, ndërsa tash në këtë kohë kemi ulje të testimeve. Nuk e di pse është bërë ulja e numrit të testimeve, por ne kemi kërkuar përgjigje edhe në Kuvend, do të kërkojmë edhe përmes komisionit për shëndetësi të na jepet arsyeja pse është ulur numri i testimeve”, tha Zemaj.

Ai vlerësoi se kjo ulje e numrit të testimeve ndoshta ishte nga masat ad-hoc te cilat u morën në fillim të këtij mandati pa asnjë analizë, të cilat masa Zemaj i quan politike dhe aspak shkencore. /PaRrotlla