Lajme

Zelensky: Ne po bëjmë përparim të shpejtë e të fuqishëm, kemi liruar dhjetëra vende

Trupat ukrainase arritën të përparojnë shpejt dhe fuqishëm në jug dhe lindje të vendit dhe çliruan dhjetëra vendbanime vetëm këtë javë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në fjalimin e tij të natës me video, presidenti ukrainas tha se “ushtria ukrainase po përparon mjaft shpejt dhe fuqishëm në jug të vendit në kuadër të operacionit aktual të mbrojtjes.”

“Vetëm këtë javë, që nga pseudo-referendumi rus, dhjetëra vende janë çliruar”, tha tutje ai. “Ato janë të vendosura në rajonet Kherson, Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk”, shtoi presidenti ukrainas. Më herët këtë mbrëmje Zelensky falënderoi presidentin amerikan Biden për HIMARS-in e ri që SHBA do t’i dorëzojë Ukrainës.