Lajme

Zeka uron Duda Baljen për hyrje në Kuvend: Fitorja e saj, lajm i mirë për shtetin e Kosovës

Gazetari Milaim Zeka ka uruar Duda Baljen për hyrjen e saj në Kuvend.

Zeka përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka thënë se lajmi që Duda Balje ka hy në Kuvend, është një lajm tepër i mirë për shtetin e Kosovës, shkruan portali PaRrotlla.

“Duda, dhe shumë deputetë të minoriteteve, duke përjashtuar listën shoveniste serbe të presidentit të Serbisë, e dojnë, e çmojnë, e respektojnë, dhe punojnë për Kosovë, ma shumë se sa 60 përqind të deputetëve shqipfolës”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë i tij në facebook:

Urime Duda Balje

Lajmi qe Duda ka hy ne Kuvend, eshte nje lajm teper i mire per shtetin e Kosoves. Duda, dhe shume deputete te minoriteteve, duke perjashtuar listen shoveniste serbe te presidentit te Serbise, e dojne, e çmojne, e respektojne, dhe punojme per Kosove, ma shume se sa 60 perqind te deputeteve shqipfoles.

Me njereze si Duda, edhe krijohen institucionet, edhe vendi shkon perpara. Eshte koha e fundit qe pozite dhe opozite te mendojne per Kosove, pastaj per parti, e ne fund edhe per vete.

Urime Duda. Urime Kosove certifikimi i zgjedhjeve!

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Adriana Hoxhiq e paraqitur kundër vendimit plotësues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Adrijana Hoxhiq, udhëheqësja e subjektit politik boshnjak “Komuniteti i Bashkuar”, i është drejtuar Gjykatës Supreme për të kundërshtuar një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ia anuloi mbi 4.200 vota, që i kishte siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Kësisoj Adrijana Hoxhiq do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Në vend të Adrijana Hoxhiq, ulësen do ta fitojë Socialdemokratska Unija, me kandidaten Duda Balje, si më e votuara në radhët e këtij subjekti. /PaRrotlla


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?