Lajme

Zeka u reagon kolegëve gazetarë për shkrimet kundër ministrit të Mbrojtjes: E di që e keni me Albinin

Gazetari Milaim Zeka, ka reaguar ndaj kolegëve të vet gazetarë për shkrimet kundër ministrit të ri të Mbrojtjes, Armend Muja.

Përmes një statusi në profilin e tij në facebook, Zeka ka shkruar se për dy kolegët e tij Valon Syla dhe Ilir Mirena, e di që e kanë me Albinin, por, vazhdon Zeka, po i gjuhen Armendit, i cili në Norvegji kishte një rrogë mujore prej 9000 euro, dhe ka ardhë me punu për 1350 euro në Kosovë.

““Sipas I.G., zyrtari PDK-së, Armend Metaj, në vitin 2004, kur po shërbente në forcat norvegjeze, në një kishë serbe, i ka detyruar dy të rinjë shqiptarë të pijnē shampon”! A munde t’i besohet kësaj pērralle?! kurrën e kurrës. Kjo i ngjanë atije tregimit të Gjorgje Martinoviçit nga Livoçi i Gjilanit, i cili deklaronte “se shqiptarët ia kishin futë nga mbrapa shishen e birres”! Ketu shihet se te gjithe ballkanasit jane pothuajse njesoje ne fantazite, dhe çmendurite e tyre. Jo me kot, fjala Ballkan do te thote Mjalte dhe gjak, qe ne fakt, ne vend te mjaltit, shume do t’i shkonte “Mut dhe Gjak”!” Ka shkrar Zeka.

Postimi i tij i plotë:

Pse nuk i besoje gerrnaqit te Kosoves – Valon Syles?!

Ka disa dite, qe portali “Periskopi”, tani edhe kolegu im, Valon Syla, kane ndermarre nje fushate primitive, te eger, dhe te paargumentuar, ndaj Ministrit te Mbrojtjes, Armend Muja.

Ne shqiptaret themi: -Kur nuk ke se çka i bane kalit, meshoja samarit. Dy koleget e mi, edhe miqe privat, Ilir Mirena i “Periskopit”, dhe Valon Syla i portalit “Metro”, e di qe e kane me Albinin, ama po i gjuhen Armendit, i cili ne Norvegji kishte nje rroge mujore prej 9000 euro, dhe ka ardhe me punu per 1350 euro.

Te shkojme me radhe:

Periskopi, duke u sherbyer me rrenat e nje zyrtari te PDK-se, ( qe une nuk besoje se eshte), para dy ditesh, beri nje shkrim, ku nder te tjera thoshte: “Sipas I.G., zyrtari PDK-se, Armend Metaj, ne vitin 2004, kur po sherbente ne forcat norvegjeze, ne nje kishe serbe, i ka detyruar dy te rinje shqipetar te pijne shampon”!

A munde t’i besohet kesaj perralle?! kurren e kurres. Kjo i ngjane atije tregimit te Gjorgje Martinoviçit nga Livoçi i Gjilanit, i cili deklaronte “se shqiptaret ia kishin fute nga mbrapa shishen e birres”! Ketu shihet se te gjithe ballkanasit jane pothuajse njesoje ne fantazite, dhe çmendurite e tyre. Jo me kot, fjala Ballkan do te thote Mjalte dhe gjak, qe ne fakt, ne vend te mjaltit, shume do t’i shkonte “Mut dhe Gjak”!

A mundet nje njeri normal te besoje qe nje femi i rritur ne Skandinavi, i edukuar shume shqiptarisht, do ta detyronte dikend me pi shampon?! E ku? Me nje kishe serbe. E kend? Shqiptaret! Armendi nuk do ta bente kete veprim as ndaj serbeve, se lere me ndaje shqiptareve.

Kujtoni vellezerit Bytyqi nga Amerika!

Pas kesaj, Valon Syla, i njohur si “gerrnaqi”, paska shkruar sot se “KFOR-i norvegjez, ne rrethinen e Obiliqit, nuk i paska lejuar shqiptaret te bejne dasma me flamurin shqipetar”! Aludimi eshte tek Armendi, perseri. Kurr nuk e besoje nje gje te tille per Armendin.

Une e besoje Valonin se ka pasur veprime te tilla nga pjesetaret e KFOR-it, po nuk e besoje involvimin e Armendit, i cili eshte rritur me flamurin kuq e zi.

Bera kete reagim me qellimin e vetem njerezor dhe profesional, per ta mbrojtur nje minister te Albin Kurtit, ku rrjetete sociale te VV-se, vetem qe nuk kane shkruar per mu, per Valonin, per Ilirin, e per çdo kundershtar te mendimeve, qe jemi shtatzena, edhe kemi pjellur. Ato portalet e VV-se, e grupet e rrjeteve sociale, kane perdorur propogande millosheviçiane. Ja kane pas kaluar edhe Gebelsit, edhe Millosheviçit. Po ne, do ta ndjekim te njejten rruge?! Une jo

Me duhet me mbrojte edhe nje kundershtar timin politik, kur goditet felliqet e pa te drejte. E kam mbrojtur edhe Rexhep Selimin. Do ta mbroje edhe Albinin, edhe Armendin, edhe Doniken, edhe Vjosen, kur goditen nen brez, kur u preket familja, nderi dhe dinjiteti.

Une keshtu jam. E kam mbrojtur edhe Valonin kur eshte sulmuar pa te drejte…!!!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?