Lajme

Zeka: Me akuzu në Kosovë për vjedhje votash, është njësoj sikur me të thanë pse po ha bukë

Gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka reaguar pas publikimit të skandalit të madh me manipulimin e votave.

Zeka ka thënë se vjedhja votave në Kosove është aq normale, saqë askush nuk e quan lajm.

“Për këto hajni kam folë në parlament e nëpër media. Jo vetëm hajnia, po edhe ai helmi që u hodhë në Qendrën e NumËrimit të Votave, ka qenë i kurdisur, dhe shumë i qëllimshëm”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Me akuzu ne Kosove per vjedhje votash, eshte njesoj sikur me te thane pse po ha buk?!

Vjedheja votave ne Kosove eshte aqe normale, saqe askush nuk e quan lajm. Per keto hajni kam fole ne parlament e neper media. Jo vetem hajnia, po edhe ai helmi qe u hodhe ne Qendren e Numerimit te Votave, ka qene i kurdisur, dhe shume i qellimshem.

Hajnite e votave ka vite qe ndodhin me shume brenda partive politike. Krejte kjo kurdisje behet nga kryetaret e partive, me nja dy-tre njereze te besueshem, te cilet u fusin ne xhep komisionereve nga nje duq me pare, edhe ec babe.

Personalisht do me vinte turp me u ba deputet me vota te vjedhura, ama ky nocion, nuk ekziston te ne. Psh: po te njihej nocioni i turpit, shumica e deputeteve as nuk do duhej te hynin neper lista, duke pasur per baze njemije e nje rrethana te tjera.

Une mendoje qe Meliza Haradinaj eshte bere kurban i nje fenomeni qe ka mbeshtetje nga çdo parti politike. Kurr nuk ka thene kush mos vidhni, po vidhni, ama kujdes…!

Shpresoje qe ky debat mediatik do te kaloje tek institucionet e vendit, per reformimin komplet te sistemit zgjedhor.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?