Lajme

Zeka: Ka deputetë të VV-së që kanë vjedhur në kurriz të RTK-së

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Bordi i RTK-së nuk duhet vetëm të shkarkohet, por edhe të nisen hetime ndaj tyre.

Ai ka drejtuar akuza të rënda duke thënë se në RTK kanë ndodhur shumë krime që në kohën e Agim Zatriqit.

“Ka drejtues të RTK-së, që me paratë e mediumit, kanë ble dyqane edhe në Paris. Krejt kjo ka ndodhur sepse partitë e kaluara në pushtet, të gjitha, pa përjashtim, kanë pasur dy qëllime: punësim të familjarëve pa asnjë kriter dhe kontroll mbi lajme e debate politike. Edhe marketingun asnjëherë nuk e kanë lënë frymë me marrë”, ka shkruar Zeka.

Ai ka thënë se të gjitha këto gjëra i ka deklaruar në të kaluarën edhe në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Tutje, Zeka ka deklaruar se mbështet çdo iniciativë të parlamentit në drejtim të RTK-së, por ka thënë se është kundër kapjes së mëtutjeshme të mediumit publik, duke thënë se ka edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë vjedhur në kurriz të RTK-së.

Postimi i plotë:

Jo vetem shkarkim te Bordit te RTK-se, po edhe nisje hetimesh
Ne RTK kane ndodhur shume krime, qe ne kohen e Agim Zatriqit. Nje kompani e njohur e udhetimeve ka leshu bileta blanko, pa udhetu asnje gazetar, pastaj paraja publike ka perfundu neper xhepat e xheparoshave.
Ka drejtues te RTK-se, qe me parate e mediumit, kane ble dyqane edhe ne Paris. Krejt kjo ka ndodhur sepse partite e kaluara ne pushtet, te gjitha, pa perjashtim, kane pasur dy qellime: punesim te familjareve pa asnje kriter, dhe kontroll mbi lajme e debate politike. Edhe marketingun asnjehere nuk e kane lane fryme me marre.
Po flas e po shkruaj, sepse per kete gje kam folur edhe ne foltoren e Kuvendit te Republikes. Kam folur sepse e kam dasht dhe e du kete medium. Kam folur edhe flas, sepse nuk mundem me hesht kur bord pas bordi, nuk e kane kry detyren e tyre, po qellim i kane pasur udhetimet, punesimet, zhvatjet.

Menaxhmentet e kane kontrollu bordin, jo bordi menaxhmentet. A eshte çudi? Aspak! Ne baze te ndarjes te kompetencave, parlamenti duhet me kontrollu qeverine, mirepo ne praktike, çdo qeveri e ka kontrollu parlamentin.
Une ne parim e mbeshtes çdo iniciative te parlamentit ne drejtim te RTK-se, ama jam komplet kunder qellimit qe tash me e kap RTK-ne njereze qe e shkaterrojne edhe me shume.
Pse po e them kete? Sepse deputete te VV-se kane vjedhur ne kurriz te RTK-se. Sepse disa qe gjoja ia duan te miren e ketij mediumi, bash kanceri i RTK-se kane qene.
Ditet ne vazhdim do te flasim edhe me emra, edhe me fakte, edhe me letra. Ama po me duket se kot po flasim. Qellimi eshte prap me kap keq RTK-ne. Dikur kishim kater-pese kapesa, tash vetem nje…!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?