Lajme

Zeka i pikëlluar për vdekjen e Dr.Rexhep Boja: Sot, kombi shqiptar humbi një njeri të madh

Vdekja e ish-kryetarit të BIK-ut, Dr.Rexhep Boja, është konsideruar një humbje e madhe për kombin shqiptar. Kanë qenë të shumta ngushëllimet për vdekjen e tij, i cili është cilësuar si një patriot i madh shqiptar.

Gazetari Milaim Zeka, pas vdekjes së Dr.Rexhep Boja, ka thënë se sot, kombi shqiptar, humbi një njeri të madh.

“Ai ishte intelektual, patriot, teolog, politolog, e mbi të gjitha, shqiptar i madh. Ashtu sikurse shumë rilindas të kombit tonë, Zoti dhe kombi shqiptar ishin mbi çdo gjë tjetër. Lajmin për ikjen Tende ma dha Hetem Hoxha. Edhe në do vimë atje ku ke ikur Ti. Të pushoftë shpirti në lule të Parajsës!”, ka shkruar Zeka në profilin e tij në facebook. /Parrotlla.org


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?