Lajme

Zeka: Ata që e mendojnë një luftë të re, janë në një linjë me Vuçiqin – Vendimi i Kurtit ishte i domosdoshëm

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, në një intervitë për Top Channel, për situatën aktuale në veri të vendit, pas vendoses së reciprocitetit për targat me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se Vuçiqi po i bën këto provokime luftënxitëse për përfitime politike brenda Serbisë dhe para opinionin ndërkombëtarë, që dëshiron ta paraqesë Kosovën si një shtet që di të bëjë provokime, transmeton Parrotlla.org.

“Sa herë dikush dëshiron të dijë se sa i vjen era shtet Kosovës, atëherë mirë është të ndodhin “provokimet të tilla” nga ana e Qeverisë së Kosovës, pasi që dihet se ne, prej shpalljes së pavarësisë e deri më sot që jemi duke folur, kemi qenë një shtet i nëpërkëmbur jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Bashkimi Evropian. Ata njerëz të cilët thonë ose mendojnë që ne po shkojmë drejt një lufte të re, janë tërësisht në linjën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili krejt këtë paradë ushtarake është duke e bërë në kohën kur në Nju Jork të SHBA’ve do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit. Mbi bazën e kësaj, Vuçiqi po dëshiron që të fitojë poena politikë brenda për brenda Serbisë dhe në anën tjetër, përpara faktorit ndërkombëtar të tregojë Kosovën si një shtet që di të bëjë provokime”, ka thënë Zeka.

Zeka tha se vendimi i kryeministrit Kurti për reciprocitetin Serbinë për targat, jo që ishte shumë i domosdoshëm, por sipas tij, ka qenë vendim i vonuar pasi që vendime të tilla është dashur të merrnin edhe qeveritë e kaluara. / Parrotlla.org


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?