Lajme

Zeka: AKI’ja më shumë ka punuar në llogari të njerëzve privat, sesa për shtetin

Komentatori politik Milaim Zeka ka deklaruar në Politiko në Kanal10 se Agjencia Kombëtare e Intelegjencës së Kosovës më shumë ka punuar në llogari të njerëzve privat, sesa në shërbim të shtetit, shkruan Gazeta10.

“Do të kisha dëshirë që kryeministri aktual ta merr këtë si diçka shumë shumë serioze. Jam e bindur se AKI-ja ka qenë agjencion që ka punuar për llogari të personave privat, e jo për llogari të shtetit”, tha Zeka në Politiko.

Sipas tij, e-mailat e zbuluar në Shëipëri, tregojnë edhe më shumë që subjektet politike bëjnë “yrysh” që drejtorët e Policisë e Shefat e Intelegjencës me i pasur njerëzit e vetë.

“E keqja e Kosovës është se AKI-ja, është themeluar shumë vonë. Në kohën e UNMIK-ut, shërbimet intelegjente kanë qenë të dirigjuara nga rusët, nga njerëzit e Azerbajxhanit, Ukrainës, të Rumanisë që dihet historikisht që kanë pasur një qëndrim super armiqësor ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve. Nga Këta e-mailat që janë zbuluar do të tregojnë edhe më qartë që partitë politike bëjnë yrush që drejtorat e Policisë, Kryeprokurorët dhe Shefat e Intelegjencës me i pasë njerëzit e vetë, gjë që është çështje e gabuar “, tha Zeka në Politiko./Gazeta10