Lajme

Zëdhënësi i PDK’së: Albin Kurti i ligë, Thaçit e Veselit s’iu referohet si themelues të UÇK’së por individë që duhet të dalin para drejtësisë

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyci ka thënë se Kurti e VV’ja janë të ligë, Thaçit e Veselit s’iu referohen si ‘themelues të UÇK’së’ por ‘individë’ që duhet të dalin para drejtësisë, shrkuan gazeta Metro.

Bytyçi thotë se është ligësi nga ana e Vetëvendosjes, kur i referohen Presidentit Hashim Thaçi e Kadri Veselit si individë e jo themelues të UÇK’së.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë dy emra sinonim të UÇK-së, ashtu siç është i pandashëm Albin Kurtit me Lëvizjen Vetëvendosje. Parimi i njëjtë vlen për Kadri Veselin e Hashim Thaçin, të ndërlidhur me tri shkronja të arta të historisë tonë moderne. Lëvizja Vetëvendosje, sot është në presion, për gënjeshtrat që i thanë për vite me radhë se motivi i Gjykatës Speciale ka qenë i bazuar mbi një “pazar të pistë” për imunitet, lidhur me dy figurat e larta të UÇK-së. Edhe tani kur u përgënjeshtruan, nuk po e thonë të vërtetën”, ska shkruar ai në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk po mund ta thonë se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, dy themelues dhe udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë udhëhequr një luftë të drejtë e të pastër e mbi gjitha janë të pafajshëm.

Argumenti i tyre se këta dy janë vetëm dy individë dhe se duhet të dalin para drejtësisë për krimet e supozuar, është ligësi e padëgjuar.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë dy emra sinonim të UÇK-së, ashtu siç është i pandashëm Albin Kurtit me Lëvizjen Vetëvendosje. Parimi i njëjtë vlen për Kadri Veselin e Hashim Thaçin, të ndërlidhur me tri shkronja të arta të historisë tonë moderne.

Lëvizja Vetëvendosje, sot është në presion, për gënjeshtrat që i thanë për vite me radhë se motivi i Gjykatës Speciale ka qenë i bazuar mbi një “pazar të pistë” për imunitet, lidhur me dy figurat e larta të UÇK-së. Edhe tani kur u përgënjeshtruan, nuk po e thonë të vërtetën.

Por, koha është peshorja më e mirë për të vërtetën, vetë pasardhësit e këtyre do të mësojnë për luftën e drejtë të popullit tonë, lëvizjen çlirimtare që e kanë udhëhequr dy të rinj, e do të mësojnë për sakrificën e disa gjeneratave që janë shndërruar në themelin e shtetit të tyre të lirë e domokratik.

Çlirimtarë nuk janë thjeshtë individë, por një trup i tërë që frymezoi jo vetëm popullin e Kosovës, por edhe tërë botën demokratike që të mbështeste aspiratën e saj për liri, drejtësi dhe vetëvendosje.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19