Lajme

Zëdhënësi i PDK-së: Kurti po tregon se për Bashkimin Kombëtar ka mashtruar që 20 vjet!

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka folur për vizitën e sotme të liderit të VV-së, Albin Kurti në Lezhë ku foli edhe për bashkim kombëtar.

Atje Kurti tha se Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin kombëtar, pasi që Kosovën e sheh si shtet të pavarur dhe sovran, shkruan lajmi.net.

E në lidhje me këtë, Bytyqi ka shkruajtur se Kurti me këso lloj deklarata po tregon sipas tij se për çështjen e Bashkimit Kombëtar ka mashtruar tash e 20 vjet.

“Nga Lezha Albin Kurti po ju tregon se për çështjen e Bashkimit Kombëtar ju ka mashtruar tash e 20 vjet!”, ka shkruar Bytyqi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?