Lajme

Zëdhënësi i KEDS-it sqaron vendimin e Qeverisë, kaq para do të paguajnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar se 69 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën 600 kWh. Ai thotë se edhe ata që e kalojnë, për 600 kWh të parë paguajnë më lirë.

Buzhala ka shkruar në Facebook se kati 80 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë shifrën e 600 kWh gjatë muajve të verës.

“Jane 69 per qind e konsumatoreve qe nuk e kalojne asnje muaj gjate vitit shifrën e 600 kWh. Gati 80 per qind e konsumatoreve nuk e kalojne kete shifer gjate muajve te veres. Ndersa, edhe ata qe e kalojne per 600 kWh te pare paguajne me lire, pra njejte per kete pjese shpenzimit”, ka shkruar Buzhala.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje