Lajme

Zbulohet se ku u gjet varka për për shëtitjen e Presidentit Thaçi në Ujman

Presidenti i Kosovës nuk ka pasur barkë në Liqenin e Ujmanit per ta realizuar spektaklin e tij.

Policia e Kosovës e ka marrë një barkë në Liqenin e Vërmicës për ta dërguar në Ujman.

Insajderi ka siguruar fotografi të barkës e cila është dërguar në Ujman.

Barka është pronë e Policisë së Kosovës. Atë e ka ngarë drejtori i Policisë, Rashit Qalaj derisa presidenti ka shfaqur përformancë të “kontrollit” të Veriut të vendit.

Fuqia e shtetit është dëshmuar me mungesën e një barke në liqenin më të madh dhe më të rëndësishëm të Kosovës.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?