Lajme

“Zbulohet” një fotografi e Shkumbin Demaliajt me libra

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka zbuluar se është adhurues i madh i librit. Ai, madje ka thënë se ka më shumë libra se të gjithë deputetët e Vetëvendosjes bashkë.

Demaliaj ka folur për një minibibliotekë në shtëpinë e tij, ku siç ka thënë ka libra nga më të ndryshmet, duke filluar nga veprat e Naim Frashërit, pastaj të periudhës së komunizmit në Shqipëri, e madje edhe libra filozofike, shkruan Reporteri.net.

“E kam një minibibliotekë te shtëpia, sa krejt deputetët e Vetëvendosjes mendoj se kam libra. Krejt veprat e Naim Frashërit, të periudhës së komunizmit në Shqipëri, vepra filozofike etj”, ka thënë Demaliaj mbrëmë.

Mirëpo, po të hulumtosh profilin e tij në Facebook, ku ai është shumë aktiv, Demaliaj nuk duket të jetë adhurues i madh i librit, apo të paktën këtë nuk dëshiron ta ekspozojë në rrjetet sociale. Aty kemi mundur të gjejmë vetëm një fotografi ku në sfond ndodhen librat. Fotografia duket të jetë realizuar në një lokal.

Kujtojmë se deputeti nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, gjatë fjalimit të tij në ditën e zgjedhjes së Kurtit kryeministër, zgjodhi t’ia recitojë atij një poezi në Kuvend.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?