Lajme

Zbulohet biseda, ja çfarë i tha Putini presidentit serb Vuçiq, pasi ky i fundit u turpërua nga Trump

Presidenca ruse ka dhënë detaje se çka është biseduar sot në telefon mes presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe atij rus, Vladimir Putin.

Në një njoftim të lëshuar para pak minutash, presidenca ruse ka thënë se biseda është fokusuar kryesisht në marrëveshjen Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net.

Siç ka nënvizuar Putin, marrëveshja duhet të jetë e bazuar në parimet e një kompromisi të balancuar.

“Biseda është fokusuar në çështjen e Kosovës. Vuçiq ka infirmuar presidentin e Rusisë për bisedimet që ka pasur në Uashington më 4 shtator dhe më 7 shtator. Putin rikonfirmoi pozicionin e rusisë për parimet e një marrëveshjeje të balancuar që duhet të jetë e pranueshme nga Serbia dhe e aprovuar nga Këshilli i Sigurimit në OKB”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kjo është biseda e parë që presidentët e dy shteteve aleate e zhvillojnë pas marrëveshjes së 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.