Lajme

Zbulohen detaje tronditëse, si u vra biznesmeni i njohur shqiptar

Janë publikuar pamjet e vrasjes së shqiptarit Dikenc Halili në Greqi në vendin e quajtur Kristo.

Tepelenasi 39-vjeçar, u qëllua me 2 plumba në kokë e një në bark mbrëmjen e djeshme në një lokal të Athinës, ku dhe po konsumonte një pije.

Nga pamjet dallohet shqiptari i ulur në bar, ndërsa pranë i afrohet një tjetër person, që nxjerr armën dhe e qëllon.

Të pranishmit në bar largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi u tmerruan nga ajo që ndodhi.

Halili menaxhonte një lokal në kryeqytetin grek ku dhe ftonte këngëtarë të njohur dhe dyshohet se shkak i vrasjes të jenë bërë larjet e hesapeve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?