Lajme

Zbërthehet letra e presidentit amerikan: Këto janë 5 pikat për Kosovën!

Publicisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shkelzen Gashi ka komentuar letrën që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trump ia ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.Gashi në një shënim në Facebook ka thënë se kjo letër i ka pesë pika për Kosovën, raporton Gazeta Blic.Shënimi i plotë:

Letra e Presidentit Trump për Kosovën në pesë pika:

1.Pajtohuni me Sërbinë. Nëse nuk pajtoheni tash, do të ishte një kthim tragjik mbrapa dhe vështirë që do të mund të pajtoheshit për një kohë të gjatë.

2.Shfrytëzojeni këtë moment. Flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe.

3.Përmbajuni nga veprimet që e vështirësojnë arritjen e marrëveshjes.

4.Ne do të ju ndihmojmë me arritë një marrëveshje, që reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë.

5.Unë do t’i mirëpres në Shtëpinë e Bardhë presidentët Thaçi dhe Vučić për të festuar marrëveshjen historike.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?