Lajme

Zana Avdiu ofendon rëndë Xhakën: Akti i Granit Xhakes, është për turp. Akt prej një rrugaçi

Analistja, Zana Avdiu ka kaluar në ofendime ndaj futbollistit kosovar, Granit Xhaka që bëri krenar shqiptarët në ndeshjen e fundit kundër Serbisë.

Avdiu e ka quajtur rrugaç futbollistin Granit Xhaka.

Posti i plotë:

Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!

Kujtojme se Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë. Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës, shkruan Korrespodenti.

Nuk kishin si të mungonin situatat e nxehta në sfidën Serbi-Zvicër. Një rast i Serbisë brenda zonës, ku Mitrovic është rrëzuar dhe të gjithë kanë pretenduar për një penallti, por gjyqtari nuk ka qenë në të njejtin mendim.

Kjo ka sjellë pak tension në pankinën serbe, ku aty pranë ka qenë edhe Xhaka ku është konfrontuar verbalisht me ta. Madje, Xhaka i ka bërë edhe një gjest lojtarëve serb të cilëve nuk u ka pëlqyer aspak dhe tentuan të futeshin në fushë, por nuk u lejuan.