Lajme

Zafir Berisha: A ka më ofendim për një shtet si Kosova që soji i Vjosa Osmanit të jetë në krye të presidencës

Zafir Berisha po e konsideron “ofendim” të shtetit të Kosovës, faktin që Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit.

Me anë të një postimi në Facebook, zyrtari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se në këtë situatë, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje.

Sipas tij, me Osmanin në krye të presidencës, po poshtërohet shteti i Kosovës.

“A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?”, ka shkruar ai. /Insajderi.org


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?