Lajme

Xhevahire Izmaku merr mbështetje nga nëndegët në Vushtrri në garën e saj për deputete

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, ka zhvilluar vizitë me simpatizantë të partisë në nëndegët në Vushtrri, ku ka marrë mbështetje të madhe në garën e saj për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në çdo fshat dhe në qytet. Shallci, Vërnica, Rezniku, Pantina, Ashlani, Akrashtica, Shtitarica, Dolaku dhe Liqej ishin fshatrat që vizituam këto dy ditë e fundit”, ka shkruar Izmaku në një status në profilin e saj në facebook.

Statusi i saj i plotë:

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës është mobilizuar në çdo nëndegë të saj. Në çdo fshat dhe në qytet. Shallci, Vërnica, Rezniku, Pantina, Ashlani, Akrashtica, Shtitarica, Dolaku dhe Liqej ishin fshatrat që vizituam këto dy ditë e fundit. Pamë angazhim me përgjegjesinë më të madhe për situatën në të cilën ndodhemi me pandeminë.

PDK mbanë përgjegjësi për veprimet e saj, ndaj dhe qytetari na ka besuar dhe këtë besim do na e konfirmoj edhe njëherë me 14 Shkurt.

Vushtrria nuk din për fitore tjetër përveq asaj të PDK-së.

#PDK134
#HoxhajKryeministër1
#XHEVAHIREIZMAKU36
#rimekembja


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?