Lajme

Xhelal Sveçla paralajmëron aksion ditën e nesërme

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se pas një aksioni të suksesshëm nga bastisja e kryer në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, në shtëpinë me qira të një të dyshuari është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis.

Po ashtu, sasi e dyshuar narkotike ishte konfiskuar edhe dje në Grashticë, shkruan IndeksOnline.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka publikaur pamje nga këto dy aksione.

Ai ka paralajmëruar se edhe gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet një aksion i tillë kundër bimëve narkotike


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?