Lajme

Xhavit Ukaj paralajmëron padi për shpifje ndaj këshilltarit të Vjosa Osmanit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhavit Ukaj, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Faton Pecit, i cili është shef i kabinetit të kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Peci në Klan Kosova ka deklaruar se Osmani është kërcënuar dhe fyer në mënyrën më të keqe nga Ukaj, gjatë një seance në Kuvend.

Me këtë rast Ukaj tha për Klan Kosova se në asnjë mënyrë nuk e kam përmend atë fjalë.

“Unë do të bëjë padi për shpifje ndaj këshilltarit Peci pasi që ai atë çka ka thënë ka gënjyer. I keni incizimet. Në asnjë mënyrë se kam përmend atë fjali që po e thotë Peci”.