Lajme

Xhavit Haliti: Unë do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente, ftoj të gjithë ta bëjnë një gjë të tillë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili votoi pro Glauk Konjufcës për pozitën e kryetarit të Kuvendit, deklaroi se do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, shkruan Gazeta Blic.

Madje sipas tij kështu do duhej të votonin të gjithë deputetët e Kuvendit. Kjo sepse për të qëndruar në sallën e Kuvendit është kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente dhe do duhej ta votonin të gjithë deputetët sepse pos tjerash është kërkesë e SHBA-së”, ka thënë Xhavit Haliti.

Seanca për zgjedhjen e presidentit është shtyrë për në ora 19:00, edhe pse u thirr të mbahej në ora 18:00.

Për të zgjedhur presidentin nevojitet kuorumi prej 80 deputetëve, e pastaj në raundin e tretë mund të zgjedhet edhe me 61 deputetë.

Edhe pse kryesia e LDK’së ka marrë vendim të qëndrojnë në sallë, duket se jo të gjithë deputetët do t’i binden këtij vendimi.