Lajme

Xhandarmëria serbe hynë në territorin e Kosovës, reagojn ashpër OVL e UÇK

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar ashpër në lidhje me pamjet që janë publikuar , për hyrjen në territor të Kosovës, të xhandarmërisë serbe.

Gucati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është turp që institucionet e Republikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot.

Ai shton se “veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë”.

“Është një turp i madh që institucionet e Rebulikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot, ku Xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, bëhen kinse nuk kanë parë dhe nuk ka ndodhur asgjë, a duhet përsëri që veteranë e Ushtrisë Çlimitare të Kosovës të mbrojnë shtetin e Kosovës përderisa Qeveria hesht dhe nuk është në gjendje asnjë reagim të bëjë e lëre diçka me shumë, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që raste të tilla mos të përsëriten, veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë, turp për Qeverinë e Republikës së Kosovës për mos reagimin dhe marrjen e ndonjë veprimi”, shkruan ai.

Është një turp i madh që institucionet e Republikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka…

Julkaissut Hysni Gucati Perjantaina 7. elokuuta 2020

Ndryshe, banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës janë shprehur tejet të brengosur, për faktin se nëpër parkingun e një restoranti të këtij fshati janë parë dhe filmuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe duke kaluar.


SHIKO VIDEON