Lajme

Wuhani shënon përfundimin e COVID-19

Wuhani qe një kohë është rikuperuar nga shpërthimi i parë i COVID-19 në botë. Tani po mbahet mend jo si katastrofë por si fitore dhe me këmbëngulje se virusi ka ardhur nga diku – kudo – përveç aty.

Që kur pandemia nisi të përhapet në qytet, profesoresha Shi Zhengli e ka gjetur veten përballë dilemave më të mëdha shkencore.

Në një artikull për Science Magazine, ajo i referohet një numri studimesh, që sipas saj, sugjerojnë se virusi ka ekzistuar jashtë Kinës para rastit të parë të paraqitur në Kinë në dhjetor 2019, shkruan BBC.

“Sipas të gjetura për SARS-Cov-2 në sipërfaqet e paketave ushqimore të importuara, kontakti me ushqimin e papërgatitur të kontaminuar mund të jetë një burim i rëndësishëm i transmetimit të SARS-Cov-2”, ka thënë ajo.

Por, me zhdukjen e virusit, ideja se ka ardhur nga jashtë vendit po përsëritet gjithnjë e më shumë në masë në tërë qytetin e 11 milionë njerëzve.

Në sallën gjigante të ekspozitave në Wuhan, vihet sërish në pikëpyetje kjo në një prej tabelave e cila thotë se COVID-19 shpërtheu “në vende të shumta të botës”.

Në këtë sallë po shënohet suksesi në kontrollin e virusit, me modelë të punonjësve shëndetësorë, instalime të shtretërve të spitalit dhe portrete të presidentit Xi Jinping.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?