Lajme

VV i përgjigjet Grenellit: Albin Kurti nuk është anti-amerikan

Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur Emisarit Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se Albin Kurti, vazhdimisht ka qenë kundër SHBA-ve.

Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu, tha se Albin Kurti nuk është anti-amerikan, për shkak se siç ka thënë ai: është politikani më i votuar nga populli më pro amerikan në botë.

“Nuk mund të jetë Albin Kurti anti-amerikan kur është njeriu më i votuar në vendin më pro-amerikan në botë”, ka thënë Kryeziu në Klan Kosova.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?