Lajme

“VV dhe LDK kopjuan modelin e Qeverisë Haradinaj me 15 ministri”

?????????????????????????????????????????????????????????

Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK kanë kopjuar modelin e Qeverisë Haradinaj me 15 ministri duke mos mbajtur premtimet e tyre për 12 ministri.

Megjithatë, ai ka uruar Qeverinë e re duke thënë se duhet të kuptojnë përgjegjësinë e fjalës publike dhe se kjo është më e madhe se synimet afatshkurta, njofton Klan Kosova.

“Albin Kurti, gjatë gjithë fushatës zgjedhore e ka proklamuar para popullit se do të bëjë qeveri me 12 ministri, kurse sot e ka kopjuar në Projektligjin e Qeverisë modelin me 15 ministri të cilin e ka hartuar Qeveria Haradinaj, proces të cilin e kam udhëhequr unë me kolegë të qeverisë”.

“Këtë model e kam prezantuar edhe zyrtarisht me 25 shtator 2019. Sot, është dita për të uruar marrëveshjen për Qeverinë e re, por, Kryeministri i ardhshëm duhet ta kuptojë se përgjegjësia e fjalës është më e madhe se synimet afatshkurta politike për pushtet”.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19