Lajme

Vullnetari që u testua për vaksinën kundër COVID 19, tregon simptomat: Pata ethe e temperaturë, ja çfarë ndodhi pastaj!

Ian Haydon, vullnetar në testimet për vaksinën për COVID 19, pësoi disa efekte anësore serioze pasi mori një dozë të lartë.

Efektet përfshinin një ethe të lartë dhe të vjella pas marrjes së një doze 250 mikrogramë si pjesë e testimeve për vaksinat Moderna-Covid-19, i tha Haydon CNN.

“Ata zgjatën rreth një ditë, dhe ato ishin si temperaturë e lartë mbi 39.5, lodhje, dhimbje muskulore dhe të vjella. Përfundova në urgjencë pasi duhet të isha nën vëzhgimin e mjekëve për të ndjekur dhe testet e nevojshme”, tha Haydon. “Por siç thashë, pas rreth një dite simptomat u zhdukën dhe nuk kam pasur më asnjë shqetësim”.

Gjatë kësaj javë u raportua se një vaksinë Covid-19 e zhvilluar nga ndërmarrja e bioteknologjisë Moderna në partneritet me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Amerikane është zbuluar se shkakton përgjigje imune tek të gjithë vullnetarët që e morën atë gjatë një studimi të Fazës 1.

Këto rezultate të hershme, të botuara në Neë England Journal of Medicine të Martën, treguan se vaksina funksionoi për të shkaktuar një përgjigje imune me efekte anësore të buta si: lodhje, të dridhura, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dhimbje në vendin e injektimit – duke u bërë vaksina e parë kandidat në SHBA.

Vaksina pritet të fillojë më vonë këtë muaj fazën 3 dhe të fundit para se autoritetet ta konsiderojnë si të përshtatshme për ta vënë në dispozicion.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?