Lajme

Vulin nuk i ndal kërcënimet: Vuçiq e ndali ushtrinë të mos nisej drejt Kosovës, Kurti është frikacak

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “kaloi provimin dhe hyri edhe një herë në kujtesën e kombit”, referuar zhvillimeve të djeshme në veri.

Gjatë paraqitjes së në TV Pink, Vulin tha se të liderët shtetërorë serbë “kaluan provimin më të vështirë” ose dështuan në çështjen e Kosovës, dhe se Vuçiq e kaloi atë provim.

“Shumë vendime të përditshme politike do të harrohen, shumë gjëra – pavarësisht nëse keni apo jo të drejtë, por do të mbahet mend se si ishit në Kosovë. Kjo është histori. Është një hyrje në kujtesën kolektive dhe populli serb nuk do t’ju falë nëse nuk e keni kaluar provimin”, u shpreh ai për mediat serbe.

Vulin tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “frikacak” dhe se, dhe sipas tij, ndryshe nga negociatorët e mëparshëm të Prishtinës, “nuk ka përgjegjësi elementare” as për shqiptarët dhe as për serbët.

“Ato forca speciale mund të ishin vrarë. Dhe ai nuk është i interesuar se sa serbë mund të ishin vrarë”, u shpreh Vulin.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?