Lajme

Vuçiq: Nuk duhet të bëhemi kurrë anëtarë të NATO-s, ata vranë fëmijët tanë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk duhet të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, sepse sipas tij kjo aleancë vrau fëmijët serbë.

“Disa thonë “kurrë mos i thuaj jo NATO-s”, dhe përgjigja ime është se duhet të kemi marrëdhënie të mira me ta sepse janë shumë të mëdhenj dhe të fortë, por nuk duhet të shkojmë kurrë në NATO sepse nuk duhet të harrojmë të gjithë fëmijët që ata na vranë dhe ne duhet të jemi mjaft të fortë për të mbrojtur qiellin dhe vendin tonë”, citohet të ketë thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton Reporteri.net.

Këtë deklaratë Vuçiq e ka bërë gjatë një tubimi parazgjedhor në Serbi.

Dje janë bërë 23 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje